U shfaqën vetëm/ Pse Dagz dhe Pm nuk ishin krah Einxhel dhe Sarah në ditëlindjen e Monika Lubonjës?

Mediale Vip

U shfaqën vetëm/ Pse Dagz dhe Pm nuk ishin krah Einxhel dhe Sarah në ditëlindjen e Monika Lubonjës?

Më: 17 prill 2022 Në ora: 11:39
Einxhel, Dagz, Sarah dhe PM

Para tre ditësh Monika Lubonja festoi 54-vjetorin e lindjes dhe siç kishte paralajmëruar ka organizuar një festë mbrëmjen e djeshme me miqtë dhe ish-banorët e “Big Brother VIP”.

Mes të pranishmeve kanë qenë edhe Sarah Berisha dhe Einxhel Shkira. Mirëpo, ka marrë vëmendje fakti që dy vajzat ishin vetëm dhe jo me partnerët e tyre, DJ PM dhe DJ Dagz. Por, pse munguan dy artistët në ditëlindjen e aktores?

Nga rrjetet sociale ata kanë treguar se nuk ndodhen në Shqipëri. Për shkak të angazhime profesionale dy djemtë kanë udhëtuar drejt Zvicrës. Kjo ka qenë edhe arsyeja përse ata nuk kanë marrë pjesë në festën e ditëlindjes së Monikës.

Dagz dhe Einxhel janë shumë aktivë në rrjetet sociale dhe shfaqen kudo bashkë. Ndonëse nuk kanë vendosur ende se ku do jetojnë përfundimisht, dyshja e kalojnë kohën bashkë mes Prishtinës dhe Tiranës. Moderatorja ka takuar edhe familjarët e Dagz, emri i vërtetë i të cilit është Arbër Gumnishtja. Në intervista të ndryshme ata kanë pranuar se planet për fëmijë nuk janë shumë të largëta dhe se e njohin veten si prindër së shpejti.

Ndryshe nga ata kanë vepruar Sarah dhe PM që i kanë marrë gjërat shtuar. Ata kanë zgjedhur mos të postojnë së bashku në rrjetet sociaale duke e shijuar lidhjen në privatësi. Ndonëse janë shpesh bashkë çifti i parë i këtij edicioni të “Big Brother VIP” preferojnë të qëndrojnë ‘sekret’. Sarah ka treguar në intervista të ndryshme se ende nuk i kanë bërë gjërat zyrtare me familjarët e tyre ndonëse janë takuar me familjet e njëri-tjetrit. Po ashtu, për Sarën dhe Pajtim Krasniqin plane të tilla si fejesë, martesë dhe fëmijë janë shumë të largërta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat