North West ndërhyri sërish në videon e Kim Kardashian dhe tani po bëhet virale

Mediale Vip

North West ndërhyri sërish në videon e Kim Kardashian dhe tani po bëhet virale

Më: 17 prill 2022 Në ora: 13:42
North West, Kim Kardashian

North West vijon ta mbajë Kimin me këmbë në tokë dhe tashmë duket si kritikuesja e saj më e madhe. Dhe në rastin e tyre duket se “Vajza e di më së miri” dhe jo “Mamma”. 

8-vjeçarja ‘i prishi’ sërish nënës së saj videon ku ajo tregoi disa perime që i kishte marrë nga kopshti i saj i shtëpisë. Në një video të postuar në Instagram Stories, Kim u tregoi ndjekësve të saj tufa me karota, lakër jeshile, presh dhe panxhar.

“Ne morëm disa perime dhe fruta nga kopshti ynë,” tha Kim në video. “Sa bukur!” Edhe pse 41-vjeçarja ishte e emocionuar që kishte një bollëk të tillë prodhimesh në shtëpi, vajza e saj pati një reagim ndryshe.North tha: “Ato duken të neveritshme”.

Kim u përgjigj. “Ato janë perime dhe fruta të freskëta, dhe ne do të bëjmë disa gjëra të mrekullueshme këtë fundjavë me to. A nuk mendoni se lepurushi i Pashkëve ka nevojë për karota?”

Në mbishkrim, Kim gjithashtu u tall me çiltërsinë e vajzës së sa, duke shkruar, “Faleminderit North”.

Nga kritikat për ndryshimin e zërit në mediat sociale dhe te fakti që ajo nuk e dëgjon kurrë Olivia Rodrigo, North nuk ka pasur kurrë turp të thotë të vërtetën e saj. Në fakt, Kim e konsideron vajzën e saj si një nga kritiket më të mëdhaja të modës, duke pasur parasysh se sa shpesh e vogla ndan mendimet e saj të sinqerta.

“North ka shumë opinione kur bëhet fjalë për atë që kam veshur”, tha ajo për Vogue në mars. “Ajo gjithmonë ankohet kur unë kam veshur shumë të zeza.”

Gjatë premierës në tapetin e kuq të The Kardashians në fillim të prillit, Kim bëri një batutë në një intervistë duke thënë se ajo nuk e kishte dëgjuar North të komplimentonte veshjet e saj për një kohë të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat