Arbër Hajdari ka disa fjalë për Donaldin dhe Borën

Mediale Vip

Arbër Hajdari ka disa fjalë për Donaldin dhe Borën

Më: 18 prill 2022 Në ora: 12:47
Arbër Hajdari ka disa fjalë për Donaldin dhe Borën

Trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix vazhdon të zgjojë kuriozitet për publikun, ndonëse “Big Brother VIP” ka mbaruar prej dy muajsh.

Këtë herë, ishte opinionisti Arbër Hajdari që foli lidhur me ta në emisionin “Kojshia Show”.

Arbëri u shpreh se nuk mendon që ka pasur diçka në mes aktorit dhe këngëtares që u lidhën gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpinë e famshme.

Sipas Hajdarit, Donaldi dhe Bora do të kthehen bashkë, sado histori mes tyre të ketë.

Nuk mendoj që ka patur ndonjë gjë me Beatrix, me Borën besoj që ka patur, me Beatrix mund te ketë patur ndonjë pëlqim gjatë kohës sa kanë qenë brenda shtëpisë dhe vet fakti se si shkuan ngjarjet që në momentin që kanë dalë nga shtëpia nuk ka patur asgjë mes tyre me vjen ndërmend që ka qenë në pëlqim momental. Njerëzit që duhet do të kthehen te ajo që duan sado që te kenë histori të ndryshme në jetë e tyre”, tha ai.

Kujtojmë që Donaldi dhe Trixa u ndan sapo përfundojë loja e “BB VIP”, ndërsa aktori ka zbuluar se i ka kërkuar falje Borës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat