Kush i dhuroi monedhë floriri Monika Lubonjës për ditëlindje?

Mediale Vip

Kush i dhuroi monedhë floriri Monika Lubonjës për ditëlindje?

Më: 20 prill 2022 Në ora: 14:56
Monika Lubonja

Aktorja e njohur, Monika Lubonja, ka zbuluar mëngjesin e sotëm detaje nga festa e shumë komentuar e ditëlindjes së saj. Teksa ishte e ftuar në “Wake Up”, ajo tregoi se pse kishte mbushur vaska me banane dhe kishte shkruar “bakllava e kadaif”.

“Ky ka qenë një vit i suksesshëm me të mirat dhe të këqijat e veta. Big Brother VIP la shumë tek unë. Mendova të vendosja ato që ishin gjërat më kryesore që më udhëhoqën në rrugëtimin tim, bananet, vaska dhe bakllava e kadaif”, tha ish-banorja e “Big Brother”.

Ndërsa e pyetur se pse munguan Sabiani, Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj në ditëlindjen e saj, Monika u shpreh se disa kanë qenë në koncerte dhe të tjerë nuk donte.

“Sabianin nuk doja ta bëja pjesë. Fjala tradhtare më ka mërzitur më shumë se çdo gjë tjetër brenda BB VIP. Nuk pimë një kafe, as një bisedë, e lashë me atë idenë që krijoi për mua. Iliri ishte në Itali. Donaldi është ftuar, por ishte në një koncert, ashtu si Fifi dhe Big-u”, sqaroi aktorja e njohur.

Monika u pyet gjithashtu edhe për dhuratat që mori dhe ajo u shpreh se ende nuk i ka parë.

“Kam marrë shumë dhurata, shumë tufa me lule aq të bukura, njëra më e bukur se tjetra, por t’ju them të drejtën unë atë ditë i kam futur në makinën e një mikeshe dhe nuk i kam marrë akoma.

Një dhuratë që unë pashë, ishte nga gocat, gocat e teatrit, Olta Daku, Rovi, Jonida Vokshi, Elva, Rovena Lule, Kakeli, ka qenë një kokë floriri shumë e bukur që unë do e bëj varëse. Në të do shkruaj: “Ej mike, si gjithmonë bashkë”, zbuloi ish-banorja e “Big Brother VIP”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat