Will Smith e pëson keq nga incidenti në Oscar, pezullohet një tjetër projekt

Mediale Vip

Will Smith e pëson keq nga incidenti në Oscar, pezullohet një tjetër projekt

Më: 21 prill 2022 Në ora: 19:01
Chris Rock, Will Smith

Ceremonia e 94-të e ndarjes së Oscar shënoi një hap para dhe pas në karrierën e Will Smith, i cili javët e fundit ka qenë në fokus të mediave për shkak të shuplakës që i dha Chris Rock-ut.

Pasi Netflix ndërpreu projektin Fast and Loose ku Smith do të ishte protagonist, gjiganti i transmetimit ka marrë një tjetër vendim.

Dokumentari që do të bënte për natyrën është shtyrë për shkak të incidentit në Oscars. Smith do të shërbente si producent ekzekutiv në dokumentar, i cili do të ishte një vazhdim i programit të tij të mëparshëm të natyrës ” Welcome to Earth”.

Megjithatë, Bloomberg raporton se prodhimi është shtyrë deri në vjeshtë.

Ky është vendimi më i fundit kundër Smith, i cili po përballet me pasoja në industrinë e argëtimit pas natës së Oscarit muajin e kaluar.

Aktori fitoi një çmim Oscar për aktorin më të mirë disa minuta pasi goditi prezantuesin Chris Rock për shkak të një shakaje që komediani bëri për gruan e Smith, Jada Pinkett Smith.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat