Beatrix shfaqet e përlotur në një video

Mediale Vip

Beatrix shfaqet e përlotur në një video

Më: 25 prill 2022 Në ora: 20:20
Beatrix

Këngëtarja Beatrix Ramosaj është shfaqur në një video në rrjetet sociale, e përlotur, teksa ka folur për bullizmin që i është bërë asaj në internet 

Këngëtarja fillimisht ka treguar se është pjesë e showbizit shqiptar që nga mosha 15 vjeçare. Ajo ka thënë se pavarësisht se ka qenë kështu “daljet e saj publike kanë qenë të limituara” dhe “së asnjëherë nuk ka pasur skandale”. 

“Tre muajt e fundit, mbase më shumë, është abuzuar pa fund me emrin tim. Jam mallkuar unë, është mallkuar familja ime. Kisha vendosur të heshti dhe mendoja si do ta përballoja tërë këtë presion por e shoh që thjesht nuk po mbaron për mua”, thotë në këtë video Beatrix. 

Këngëtarja kohëve të fundit ka qenë vazhdimisht objekt debati nëpër rrjetet sociale, ku shpesh është bullizuar me fjalët e saj gjatë qëndrimit në Big Brother Albania VIP 1. Po ashtu, fansat e Borës vazhdimisht e kanë akuzuar Beatrix se ka shkatërruar lidhjen në mes të Donaldit dhe Borës. 

“Nuk do të doja as unë dhe as të tjerët të bullizoheshin apo të sulmoheshin në emrin tim. Të tregojmë qytetari dhe të ndërgjegjësohemi për gjërat që shkruajmë”, ka thënë tutje Beatrix në këtë video.

Beatix ka thënë se ajo dëshiron që të jetë një shembull i mirë për gratë dhe vajzat e reja, që ato t’i dalin zot vetës dhe të mos e “pranojnë dhunën, përfshirë edhe atë online”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat