Unaza 510 mijë euro ndodhet te shqiptari Markis

Mediale Vip

Unaza 510 mijë euro ndodhet te shqiptari Markis

Nga: Maksim Gjokaj Më: 27 prill 2022 Në ora: 15:15
Albert Kuzhnini

I keni parasysh filmat ikonik, ku ‘verbohesh’ nga shkëlqimi i diamantëve? Tashmë nuk kemi pse t’i ndeshim më vetëm në Hollywood.

Një shqiptar është shndërruar prej 20 vitesh në brand-in botërorë të diamantëve.

Flasim për Albert Kuzhninin që me eksperiencën dhe mendësinë e tij, e ka shndërruar “Markis” në kryefjalën e luksit të bizhuterive. Kuzhnini sot posedon mbi 5000 mijë produkte si dhe dyqanin më të madh online të bizhuterive.

Image
Albert Kuzhnini

Besueshmëria dhe stili unik e diferencojnë nga të tjerët, duke e ngritur lart emrin e shqiptarëve në botë. Në një kohë relativisht të vështirë, ku shqiptarët mendonin integrimin e tyre në një shoqëri europiane, Kuzhnini kishte tashmë një vizion në mendje, për të zbukuruar jetën e të gjithëve rrethuar me shkëlqimin e diamantëve.

Këtë herë ai kapërcen kufijtë e normales, duke realizuar jo vetëm ëndrrën e tij, por besojmë se ëndrrën e shumë personave. Unaza autentike qe ai ka krijuar kap vlerën rekord prej 510 mijë eurosh, duke e shndërruar këtë aksesor sa ikonik, aq edhe trashëgimi. Kjo shënon një moment të ri të “Markis”, duke e çuar në një tjetër destinacion.

Dhe kur flasim për Albert Kuzhninin dhe ambiciet që ai ka në këtë fushë, jemi të sigurt që emrin e tij do vijojmë ta dëgjojmë, këtë herë në media ndërkombëtare, duke u shndërruar në një ambasador për vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat