Hailey Bieber flet më në detaje për sulmin në tru

Mediale Vip

Hailey Bieber flet më në detaje për sulmin në tru

Më: 28 prill 2022 Në ora: 14:35
Hailey Bieber

Hailey Bieber ka ndarë së fundmi historinë e saj të frikës për shëndetin.

Të hënën, modelja, 25-vjeçe, bëri një postim në Instagram dhe më pas në YouTube për të zbuluar për herë të parë detaje rreth shtrimit të saj në spital më 10 mars, duke thënë se dëshiron ta ndajë historinë me “fjalët e veta”.

Ajo përshkroi momentet që çuan në atë që mendonte se ishte një goditje në tru.

Hailey tregoi se ishte në mëngjes me burrin e saj, Justin Bieber, kur gishtat e saj janë “mpirë dhe kanë qenë të çuditshëm”.

Kur burri i saj e pyeti nëse ishte mirë, ajo tha se “nuk mund të fliste”.

“Ana e djathtë e fytyrës sime filloi të më zbehej”, kujton Hailey. “Menjëherë mendova se po pësoja një goditje në tru”

Hailey tregoi se një mjek ishte afër për ta vlerësuar shpejt, pasi një ambulancë ishte në rrugë.

“Në kohën kur arrita në dhomën e urgjencës, isha kthyer pothuajse në normalitet – mund të flisja, nuk kisha ndonjë problem me fytyrën apo krahun tim”.

Hailey tregoi se ajo qëndroi gjatë natës, ndërsa mjekët kryen teste mjekësore për të kuptuar se çfarë e shkaktoi mpiksjen e gjakut. Mjeku përjashtoi mundësinë e një goditjeje pasi ajo shënoi 0 në test, por ajo tha se vuante nga një TIA – sulm ishemik kalimtar – ose një mini-goditje.

Mjekët i thanë asaj se i mungonte oksigjeni në tru, gjë që çoi në mpiksjen e gjakut.

Për më tepër, Hailey shkoi në UCLA, ku u diagnostikua me një vrimë ovale (PFO), e cila përshkruhet si një hapje e vogël në zemër që tenton të mbyllet pas lindjes.

Pasi iu nënshtrua një rentgeni, për të cilin ajo thotë se është një test ekografik “më i saktë” dhe “i thelluar”, ajo u diagnostikua me PFO të shkallës 5, për të cilën tha se është “nota më e lartë” e mundshme.

Hailey shpjegoi se mpiksja e gjakut ishte përmes vrimës ose “përplasjes” në zemër dhe shkoi direkt në tru.

Ajo më pas iu nënshtrua një procedure për mbylljen e vrimës së vogël në zemrën e saj, të cilën ajo thotë se ia rekomandoi mjeku.

Modelja në video gjithashtu falënderon mjekët e përfshirë në kujdesin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat