Ish-Miss Shqipëria i ka dhënë fund beqarisë

Mediale Vip

Ish-Miss Shqipëria i ka dhënë fund beqarisë

Më: 28 prill 2022 Në ora: 19:27
Pamje nga ceremonia

Ish-Miss Shqipëria Enisa Koleci, e njohur edhe si velina e “Stop”, i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e saj në martesë. Fotot e ceremonisë, e cila duket të ketë qenë private, Enisa i ka ndarë me miqtë e saj virtualë.

E veshur me një kostum të bardhë, Enisa ka postuar një kolazh me foto të çiftit, bashkë me një deklaratë dashurie për partnerin e saj.

“Kurrë mos u marto me atë që mund  jetosh, martohu me atë pa të cilin s’mund të jetosh”.

Me dhjetëra urime nga ndjekësit kanë shkuar në adresë të çiftit të sapomartuar.

Enisa ka fituar konkursin e Miss Shqipërisë në vitin 2019, por ka qenë për disa sezone edhe velinë e programit “Stop” në Tv Klan.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat