Robin Krasniqi dhe Marigona martohen javën e ardhshme?

Mediale Vip

Robin Krasniqi dhe Marigona martohen javën e ardhshme?

Më: 29 prill 2022 Në ora: 12:57
Robin Krasniqi dhe Marigona

Ata janë një nga çiftet më të pëlqyera në showbizin shqiptar që kanë qenë në qendër të vëmendjes mjaft shumë kohëve të fundit.

Bëhet fjalë për boksierin e njohur shqiptar, Robin Krasniqi si dhe partneren e tij, tashmë të fejuarën Marigona Krasniqin.

Dyshja, të cilët u fejuan në fillim të këtij viti, në këtë muaj po ashtu kanë treguar se po bëhen prindër për herë të parë.

Krahas kurorëzimit në Gjermani, ata në shumë prej intervistave kanë theksuar se do të bëjnë edhe një dasmë.

Siç mëson Telegrafi nga burime të brendshme, të njëjtit do të martohen javën e ardhshme gjegjësisht më 5 maj (e enjte).

Dasma e tyre gjithashtu bëhet e ditur se do të organizohet në një nga restorantet e njohura në Prishtinë.

Robini dhe Marigona këtë kohë kanë qenë në lëvizje mes Kosovës e Gjermanisë, për shkak të angazhimeve në karrierë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat