Mos Kim Kardashian na gënjeu serish për videon e saj me pullë të kuqe?

Mediale Vip

Mos Kim Kardashian na gënjeu serish për videon e saj me pullë të kuqe?

Më: 30 prill 2022 Në ora: 07:00
Kanye West, Kim Kardashiani, Ray J

Këngëtari Ray J komentoi në një postim për historinë e Kanye West që supozohet fluturoi brenda natës për të rimarrë kasetën famëkeqe të seksit të Kim Kardashian për të parandaluar daljen e ndonjë filmimi shtesë.

Tani kaseta është kthyer në qendër të vëmendjes, por historia e re është se si bashkëshorti i Kim-it, Kanye West, bëri të pamundurën për ta marrë atë kasetë nga Ray J në mënyrë që ta mbronte atë nga çdo pamje që mund të publikohej.

Pamjet tregonin Kris Jenner dhe Khloe Kardashian në dhomën e hotelit të Kim në Nju Jork, ku po priste Kanye. Ai tha se sapo kishte shkuar në LA dhe ishte kthyer për të marrë diçka për Kim.

“Kështu që Kanye fluturoi në shtëpi mbrëmë dhe ai u kthye sot në mëngjes dhe unë dua t’ju tregoj se çfarë bëri, ai ma ktheu të gjithë kasetën e seksit”-u shpreh Kim e përlotur.

Ajo shpjegoi se Kanye u takua me Ray J në aeroport dhe mori hard diskun në të cilin filmimi u ruajt prej tij.

“E gjithë kjo është një gënjeshtër ”, ka shkruar Ray J. “Nuk mund t’i lëmë ta bëjnë më këtë”.

Që nga postimi i atij komenti të enjten vonë në mbrëmje, Ray J nuk ka ofruar një vazhdim, apo ndonjë qartësim më shumë se çfarë ishte “një gënjeshtër” dhe cila është e vërteta e tij. Por duke thënë se ai “nuk mund t’i lejojë ata ta bëjnë më këtë”, shumë fansa po spekulojnë se ai mund të planifikojë një përgjigje më të plotë.

Në mes të një sërë pjesësh promocionale për kufjet e tij Raycon, Ray J bëri një foto të tij me mbishkrimin, “Qëllimi është më i madh se momenti. E vërteta është opsioni im i vetëm. Qëndroni gati”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat