Ronela Hajati flet pas dështimit në Eurovision

Mediale Vip

Ronela Hajati flet pas dështimit në Eurovision

Më: 15 maj 2022 Në ora: 13:00
Ronela Hajati

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka qenë shumë e përfolur gjatë kësaj jave.

Ajo u ngjit në skenën e madhe të Eurovisionit të martën në natën e parë gjysmëfinale, ku dështoi ta kualifikonte Shqipërinë në finalen e madhe të festivalit evropian.

Në një intervistë të fundit për “A live night”, Ronela sigurisht që nuk u ndalua pa u pyetur rreth eksperiencës së saj në ‘Eurovision 2022’.

“Të gjithë artistët e kanë me qejf Eurosizionin, më beso. Të gjithë duan të shkojnë në atë skenë, sepse në Evropë ajo është skena më e madhe muzikore, që shqiptarët kanë mundësi të shkojnë. Ti do të jesh i suksesshëm, në Evropë e të gjithë botën, se të gjithë jetojmë me ëndrra. Këto janë ëndrrat e para që përjetojnë artistët. Një skenë që mund të jetë prekshme dhe që edhe mund ta arrish, është Eurovisioni. Kisha një material, që mendoja që pasi të bëhej anglisht nëse fitoja, mendoja që mund të dilte bukur. Kam punuar shumë me Marko Polon, Briz Musarain, shumë për këtë këngë. Kemi punuar ditë e natë për të dalë një këngë të një niveli që e meritonte të shkonte në festival dhe të fitonte”, tha Hajati.

Këngëtarja e hitit “Neles” shtoi se në karrierën e saj nuk ka marrë asnjëherë çmim të parë në festivale, deri në dhjetorin e kaluar kur fitoi Festivalin e RTSh-së, i cili i dha biletën e përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovision.

“Në festivale të tjera, unë nuk kam marrë asnjëherë çmim të parë, gjithmonë jam vlerësuar por asnjëherë të madhin fare. Sa herë nuk i kam fituar, kam thënë ej ti e meritoje me fitu. Është absolute që nuk është më një sekret që kur të arrish një moment që e do shumë do kesh përplasje. Kënga që shkon në Eurovizion mbështetet, dhe kur nuk fiton, do shahet. Që të futem në finale për mua do ishte një arritje shumë të madhe”, tregoi Ronela në “A live Night”.

Përndryshe, mbrëmë (e shtunë) u mbajt finalja e madhe e ‘Eurovision 2022’, ku fitues doli shteti i Ukrainës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat