Flirti mes Johnny Depp dhe avokates së tij po merr gjithë vëmendjen. A është i qëllimshëm?

Mediale Vip

Flirti mes Johnny Depp dhe avokates së tij po merr gjithë vëmendjen. A është i qëllimshëm?

Më: 20 maj 2022 Në ora: 17:47
Johnny Depp, avokatja

Avokatja e Johnny Depp, Camille Vasquez, është bërë një emër i njohur ditët e fundit, ndërsa ka marrë në pyetje Amber Heard duke i folur ashpërsisht. Por nuk mund të themi se ka të njëjtën sjellje me klientin e saj, aktorin Johnny Depp. Një eksperte e gjuhës së trupit ka sugjeruar madje që ndërveprimet e tyre duken të qëllimshme.

Në momente të ndryshme gjatë procesit, Vasquez është parë duke buzëqeshur përkrah Depp dhe madje e ka përqafuar atë brenda sallës së gjyqit. Disa komentues në mediat sociale kanë spekuluar për një romancë mes të dyve.

Ekspertja e gjuhës së trupit Judi James thotë se ndërveprimet mes dyshes ka të ngjarë të bëhen në një përpjekje për ta bërë Depp të duket më i butë dhe më i pëlqyeshëm - pothuajse si një "hero romantik" nga një prej filmave të tij më të vjetër.

“Duken flirtues, por ky është ndoshta thelbi”, tha James për Daily Mail. "Sjellja e saj në gjykatë e kthen Depp në rolin e heroit romantik. Për fansat besnikë të Depp, këto rituale dramatike do të duken si vërtetim. Nëse kjo grua e zgjuar dhe e bukur mendon se ai është i mirë, atëherë ndoshta njerëzit mund të mendojnë se ai vërtet është. Ky mund të jetë një mesazh i nënkuptuar.”

Një fotografi e Vasquez duke përqafuar Depp teksa ajo mbyllte sytë dhe buzëqeshte e kënaqur u shpërnda në mediat sociale. Por James e përshkruan atë si një "pjesë lëvizëse e teatrit të gjuhës së trupit".

Ndërkohë, Depp është parë duke iu përgjigjur gjesteve të Vasquez, duke tërhequr karrigen e saj dhe duke i pëshpëritur në vesh. Veprimet e bëjnë aktorin të duket i butë dhe simpatik - një kontrast me personin e dhunshëm dhe të çrregullt të cilin Amber Heard ka përshkruar në gjyq.

Ndërkohë, James tha se vendimi që Vasquez të merrte në pyetje Heard ishte po ashtu i qëllimshëm, duke pretenduar se një femër “e freskët, e zgjuar dhe me pamje të sigurt” që vendoste në siklet Heard ndihmon në hedhjen e dyshimeve të mëtejshme mbi pretendimet se Depp ishte abuziv.

Gjatë marrjes në pyetje Vasquez e pyeti Heard se pse nuk kishte të dhëna mjekësore të sulmit që ajo pretendon se ndodhi në mars 2015. Po ashtu, Vasquez bëri që Heard të pranonte se ajo ende nuk i kishte dhuruar të gjitha të ardhurat e saj nga divorci për bamirësi siç kishte premtuar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat