Era Istrefi me paraqitje të mrekullueshme në këngën e re “TKRKT”

Mediale Vip

Era Istrefi me paraqitje të mrekullueshme në këngën e re “TKRKT”

Më: 21 maj 2022 Në ora: 17:37
Era Istrefi

Një muaj pas suksesit të jashtëzakonshëm me “Bebe”, Era Istrefi ka prezantuar këngën e radhës.

Ajo ditën e sotme (e shtunë) ka publikuar projektin e ri muzikor të quajtur “TKRKT”.

Siç shquhet për stilin e paraqitjet unike, këngëtarja edhe në këtë videoklip është shfaqur në formë të mrekullueshme.

Teksti dhe muzika e këngës është realizuar nga vet artistja, kurse për ‘beat’-in u kujdes Claydee dhe Paris Kalpos.

Videoja ndërkaq iu besua produksionit ‘Fati Media Group’, të cilët janë përkujdesur për çdo detaj.

Duhet vënë në fokus se ky është projekti i dytë i bërë nga Istrefi në menaxhimin e ‘Leaf Management’.

Besohet se edhe kjo këngë do të mirëpritet nga publiku e do të shndërrohet në një hit veror.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat