A janë tashmë një çift? Alesja dhe Neritani shuajnë përfundimisht heshtjen

Mediale Vip

A janë tashmë një çift? Alesja dhe Neritani shuajnë përfundimisht heshtjen

Më: 22 maj 2022 Në ora: 15:09
Alesja

Të ftuar në “E Diell” Alesja dhe Neritani treguan më shumë detaje nga marrëdhënia e tyre jashtë programit.

Ata dolën nga Për’puthen tu njohur më shumë me njëri-tjetrin jashtë kamerave, por që prej asaj dite ata e kanë mbajtur të fshehtë marrëdhënien e tyre.

Alesja theu përfundimisht heshtjen duke treguar se me Neritanin nuk janë akoma çift, por po vijojnë të njihen.

“Akoma jo besoj që  jemi në rrugën e duhur. Jemi çdo ditë bashkë dhe dalim çdo ditë”, tha Alesja.

Pavarësisht se qëndrojnë gjatë gjithë kohës bashkë, ish-konkurrentja shprehet se po i pengojnë prioritetet për tu bërë çift.

Fakti që Neritani kërkon të krijojë familje shumë shpejt, e pengon Alesjan të vendosë përfundimisht se si do të vijojë marrëdhënia e tyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat