Greqia e fiksuar me “Sekretin” e Ronela Hajatit! Televizioni i njohur realizon videon epike

Mediale Vip

Greqia e fiksuar me “Sekretin” e Ronela Hajatit! Televizioni i njohur realizon videon epike

Më: 24 maj 2022 Në ora: 09:39
Ronela Hajati

Sikurse ka thënë vetë Ronela Hajati, teksa kënga e saj përfaqësuese në “Eurovision” me titull “Sekret” vijon të marrë kritika në vendin tonë, në vendet europiane është pritur shumë mirë nga publiku.

Përfshirë këtu edhe Greqinë. Madje, në gjysëmfinale ku Shqipëria u pozicionua në vendin e 12 me 58 pikë në total, ka arritur të marrë pikë vetëm nga juria e Greqisë, ndërkohë asnjë juri e asnjë shteti tjetër nuk i ka dhënë pikë Shqipërisë.

Ronela pak më parë ka publikuar një video nga një emision në stacionin grek Ant1tv, ku moderatori e ka kthyer “Sekretin” në një sound në TikTok. Në praninë e disa njerëzve të tjerë, ai shihet në kuzhinë duke u ‘përpjekur t’i largoj’ ata nga ushqimet përmes këngës së Ronelës dhe pjesës ku thuhet: “Ej, ej, ej, ej, ej, ej, ej”. Videoja është publikuar në faqen e televizionit në TikTok.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë spanjollja Chanel Terrero gjatë një interviste shprehu haptazi mbështetjen e saj, për Ronelën  ku madje dhe publiku filloi të thërrasi emrin e saj.

Ronela e ka publikuar këtë moment në Instagram dhe duket se është mjaft e emocionuar. Ndërkohë ajo është shprehur gjithashtu se emisionet në Shqipëri janë shumë larg për sa i përket energjisë që kanë transmetuar gjatë kohës kur ajo përgatitej për Eurovizion, por me rëndësi shëndeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat