Loredana Zefi dhe Celine sjellin këngën e re “Ballade”

Mediale Vip

Loredana Zefi dhe Celine sjellin këngën e re “Ballade”

Më: 27 maj 2022 Në ora: 11:17
Loredana Zefi dhe Celine

Pak ditë pas lansimit të këngës së re “Pinky Promises”, Loredana Zefi ka publikuar këngën e radhës.

“Ballade” mban titullin projekti në fjalë, në të cilin ka bashkuar forcat me artisten Celine.

Projekti i tyre është kompletuar edhe nga ana vizuale me paraqitje të mahnitshme të të dy këngëtareve.

Ato vijnë në një interpretim në gjuhën gjermane dhe pak orë pas publikimit reagimet kanë qenë mjaft pozitive.

Producimi i këtij projekti u bë nga Miksu/Macloud si dhe Beatgees me miksim të këtij të fundit po ashtu.

“Pinky Promises” nga ana tjetër për pak ditë ka mbledhur afro 500 mijë klikime në YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat