Shfaqja tërheqëse e Taynas në Monako, spikat komenti i Mozzikut

Mediale Vip

Shfaqja tërheqëse e Taynas në Monako, spikat komenti i Mozzikut

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 17:54
Tayna

Ndërkohë që fansat janë në pritje të bashkëpunimit ndërmjet Taynas, Mozzikut dhe Butrint Imerit, reperja ka joshur me pozat e shpërndara në rrjetet sociale.

E njohur për linjat e admiruara trupore, Doruntina Shala (emri i vërtetë) ka sjellë imazhe atraktive duke theksuar figurën e saj e veshur me rroba me ngjyrë rozë.

Reperja nga Prizreni, i cila ndiqet nga më shumë se 1.5 milion fansa në Instagram, ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime në fotografitë e postuara, por edhe mijëra komente.

Nga emrat e shumtë të skenës që i kanë komentuar ka spikatur komenti i reperit Mozzik.

Në përshkrimin e Taynas: “Ai më thirr ‘bad gyal’” (që i referohet një femre tërheqëse që ka qëllime ‘jo të mira’), reperi ylli nga Ferizaj ka shkruar: “Kush ai, ai, ai? Ceke me emër”.

Ndryshe, Taynas, Mozzikut dhe Butrinti janë në përgatitje të projektit muzikore që pritet të titullohet “Pare”. 

Image
Tayna
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat