Simona Karafili: E kam ditur që në moshën 5 vjeçare se çfarë doja të bëja kur te rritesha

Mediale Vip

Simona Karafili: E kam ditur që në moshën 5 vjeçare se çfarë doja të bëja kur te rritesha

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 19:49
Simona Karafili

Simona Karafili është një soprano mjaft e talentuar e Teatrit të operas dhe Baletit. Që prej vitit 2017 ajo është pjesë TKOB. 

Ajo ka performuar për herë të parë si soliste në shfaqjen “Peshkatarët e perlave” në rolin e Leilës.

E ftuar në emisionin “Jeto me orën” sopranoja rrëfeu për eksperiencat e saj operistike.

Simona Karafili: Sa herë që shikoj dhe dëgjoj performancat e mia bëhem kritikja më e mirë e vetes time.

Ajo që nuk e ka shqetësuar asnjëhere Simonën është se nuk është merakosur asnjëherë për impaktin që ka lënë në publik pasi i ka emocionuar gjithmonë.

Kritikat nga publiku për sopranon kanë qenë gjithmonë si një shkollë në vete pasi kanë mësuar prej tyre për tu rritur akoma dhe më shumë në karrjerën e saj operistike.

Ndërsa kthejmë vëmendjen nga fëmijëria Simona shprehet: “E kam ditur që në moshën 5 vjeçare se çfarë doja të bëja kur te rritesha”.

Që prej vitit 2017 ajo është bërë pjesë e Teatrit të Operas dhe Baletit, pasi ka qenë ëndrra e saj gjithmonë.

Veprat që e joshin më së shumti janë ato të Giussepe Verdit.

Simona është bashkëshortja e mjekut Neli Demi. Ata kanë 21 vite diferencë dhe janë prindër të një një vajze. Ajo e përshkruan këtë gjë si magjike.

Edhe pse Simona i përket botës së artit ajo nuk dëshiron që vajza të ndjekë gjurmët e saj, pasi sipas saj, arti është një sfidë shumë e madhe. Emri i vajzës së saj është Leila, një emër që Simona e ka shumë për zemër, pasi ka qenë roli i saj në operan “Peshkatarët e Perlave”.

Sa i përket planeve të së ardhmes sopranoja shprehet se ka shumë plane së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat