Genta Ismajli lanson projektin e parë në gjuhën turke

Mediale Vip

Genta Ismajli lanson projektin e parë në gjuhën turke

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 17:59
Genta Ismajli

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli prej kohësh kishte paralajmëruar një projekt me artistin e mirënjohur turk, Eypio.

Por, vetëm tani kënga është finalizuar dhe tashmë është publikuar në kanalin zyrtar në YouTube e shoqëruar me videoklip.

Kënga mban emrin “Gidiyom” dhe është e realizuar në gjuhën turke, duke u bërë kështu projekti i parë i Gentës në turqisht.

Projekti është realizuar i gjithi me bashkëpunëtor nga Turqi, ndërsa artistja shqiptare merr vëmendje edhe me paraqitjen e saj unik dhe tejet atraktive në klip.

Sa i përket jetës private, Genta tashmë prej vitesh ka jetuar mes Kosovës dhe Turqisë pasi prej kohësh po shijon një lidhje dashurie me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Çifti u bën prindër për herë të parë në janar të këtij viti pasi këngëtarja solli në jetë binjakët, një vajzë dhe një djalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat