Sarah flet për PM dhe vështirësitë e lidhjes në distancë

Mediale Vip

Sarah flet për PM dhe vështirësitë e lidhjes në distancë

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 15:12
Sarah dhe PM

Sarah dhe PM e kanë bërë publikun për vete që në fillimet e njohjes së tyre në Big Brother VIP. Edhe pse ka pasur skeptikë për vazhdimësinë e lidhjes pas BBV, ata kanë treguar se marrëdhënia vetëm është forcuar.

Megjithatë, nuk është aspak e thjeshtë të mbash një lidhje në distancë dhe Sarah e ka pranuar këtë gjë në një intervistë të fundit në emisionin ‘Jeto me orën’.

“Gjërat po shkojnë shumë mirë. Ne në fakt jemi në distancë, ai është në Kosovë, unë jam këtu, por takohemi shpesh. Ai vjen këtu ose shkoj unë atje. Tani do të ikim dhe për pushime, kështu që gjërat janë shumë mirë. Mendoj ndonjëherë më mirë kur jemi paksa në distancë, sepse na merr malli për njëri- tjetrin. Kur je gjithë kohën afër do të zihesh patjetër. Por edhe distanca është e vështirë, sidomos kur e di sa orë larg është, por nuk ke çfarë bën. Edhe kur u njohëm e dinim që nuk jetojmë në të njëjtin vend, por jemi duke e shijuar lidhjen”, -është shprehur ajo.

Sarah së fundmi është përfshirë edhe më shumë në televizion, ku e kemi parë në moderimin e emisionit të humorit ‘Kosherja’, ndërsa PM është më i angazhuar në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat