Çifti i njohur i aktorëve, prindër për herë të dytë

Mediale Vip

Çifti i njohur i aktorëve, prindër për herë të dytë

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 08:21
Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen

Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen do të bëhen prindër për herë të dytë. Është mësuar se Fahriye Evcen, e cila u bë nënë për herë të parë me djalin Karan në vitin 2019, është 2 muaj e gjysmë shtatzënë.

Lajmi është shpërndarë me shpejtësi në rrjet pas një postimi të ‘Gazete Magazin’.

Burak dhe Fahriye janë shumë të lumtur që do të bëhen prindër përsëri, por ende nuk e kanë ndarë publikisht lajmin e pritjes së ëmbël.

Të gjithë fansat nxituan ta urojnë çiftin e aktorëve dhe vogëlushin Karan, i cili së shpejti do të bëhet vëllai i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat