Gruaja merr hak ndaj Pique-s sepse refuzoi t’i përshëndeste djalin, detaji bën xhiron e rrjetit

Mediale Vip

Gruaja merr hak ndaj Pique-s sepse refuzoi t’i përshëndeste djalin, detaji bën xhiron e rrjetit

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 08:33
Gerard Pique

Një pronare e një restoranti suedez mori hak ndaj Gerard Pique-s pasi mbrojtësi i Barcelonës refuzoi të përshëndeste djalin e saj.

Futbollisti, i cili u nda nga Shakira së fundmi, ishte në Stokholm me një grua misterioze të premten mbrëma.

Katrin Zytomierska, e cila është pronare e një restoranti dhe një blogere e famshme dhe prezantuese televizive në Suedi, kritikoi Pique-n me një postim publik. Ajo ka treguar se Gerard Pique ka refuzuar të përshëndesë djalin e saj të apasionuar pas futbollit, gjë që e ka shtyrë atë ta quajë yllin "një humbës" në një postim në rrjetet sociale. Postimi përfshinte një foto të Pique me një bluzë me kapuç duke qëndruar përkrah një vajze me një kapuç të bardhë.

Që atëherë, fotoja është bërë virale në Spanjë pasi shtypi u përpoq të identifikonte bionden misterioze.

Katrin më vonë u tha gazetarëve spanjollë se ishte e befasuar nga sjellja e Pique. Ajo tha se pyeti nëse mund t’i thoshte ‘përshëndetje’ djalit të saj dhe futbollisti i tha ‘jo’. Ajo shtoi se e habitur e pyeti përsëri dhe përgjigja e tij ishte e njëjtë. Më pas, ajo bëri foton duke e publikuar në Instagramin e saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat