Mësoni arsyen pse ikonat e modës nuk veshin sandale në verë

Mediale Vip

Mësoni arsyen pse ikonat e modës nuk veshin sandale në verë

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 20:59
Ilustrim

Koha kur dollapi ndryshohet plotësisht çdo stinë vazhdon të jetë e rëndësishme për disa, por gjithmonë e më pak për të tjera. Tani moda nuk njeh stinë, ndaj edhe veshjet e dimrit mund të mbahen edhe në verë.

Vajzat e njohura për stilin, nuk duan t’ia dinë për stinën. Ato shmangin sandalet model gladiatori, me ngjitëse apo rripa për hir të çizmeve të lëkurës.

Duke nisur që nga Dua Lipa, Kendall Jenner e shumë prej vajzave të njohura të modës, zgjedhin çizmet në verë.

Me rritjen e temperaturave në qiell, është e natyrshme që sandalet të bëhen objekti kryesor gjatë muajve të nxehtë, por, e besoni apo jo, çizmet verore janë sërish IN edhe këtë sezon. Thjesht shikoni disa nga veshjet e stilit të rrugës dhe do t'i shihni çizmet e shfaqura në pothuaj çdo lloj stili.

Nga çizmet me lidhëse të Dua Lipa-s deri tek ato me maja të Keke Palmer-it, disa personazhe të njohur po dëshmojnë se çizmet janë mjaft të përdorura edhe gjatë verës.

Çizmet verore mund të vishen me gjithçka, duke nisur nga fustanet deri te pantallonat e gjera. Çizmet verore shkojnë përtej estetikës, veçanërisht nëse po kërkoni një mënyrë për të balancuar veshjet me minifunde të gjata. Ndiqni kombinimin e Bella Hadid dhe lini një pjesë të lëkurës zbuluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat