Një muaj pas lindjes, modelja Kristina Baki shfaqet me forma perfekte

Mediale Vip

Një muaj pas lindjes, modelja Kristina Baki shfaqet me forma perfekte

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 23:07
Kristina Baki

Kristina Baki është bërë nënë për herë të parë, ku muajin e kaluar mirëpriti në jetë vajzën e saj Siera.

Përgjatë muajve, modelja ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale duke ndarë me ndjekësit e saj  detaje nga shtatzënia.

Tanimë modelja është bërë prej një muaji nënë, dhe së fundmi ka publikuar një foto të sajën pas lindjes. Kristina ka pozuar para pasqyrës, ku ajo që bien në sy janë linjat perfekte që ajo ka ruajtur edhe pas shtatzënisë.

Pak kohë më parë modelja ka postuar edhe foton e parë të vajzës së saj në Instagram, ku shkroi:

“Mirëseerdhe në këtë botë, vogëlushja ime Siera”– duke mos e zbuluar fytyrën e vajzës së saj të vogël.

Modelja shqiptare realizoi pak kohë më parë baby-shoëer e saj mes mikeshave dhe familjarëve pjesë të të cilit i ka hedhur edhe në kanalin e saj të YouTube. E pikërisht aty ajo ka zbuluar se gjyshi i saj u ka sugjeruar emrin: Siera. Ky emër, shpjegoi Kristina në shqip është ‘si era’ dhe në spanjisht ‘mal’.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat