Rriten problemet, djali i Ibrahim Tatlisesit ngriti padi

Mediale Vip

Rriten problemet, djali i Ibrahim Tatlisesit ngriti padi

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 00:30
Ibrahim Tatlises dhe djali i tij

Ibrahim Tatlises është një ndër këngëtaret më të famshëm në Turqi. Ibrahimi javën e kaluar është komentuar shumë për një mos marrëveshje me djalin e tij të madh.

Mediat turke raportojnë se, djali i tij Ahmeti, i cili tha se dyshonte në shëndetin mendor të babait të tij, ngriti një padi për emërimin e një kujdestari.

Një postim në rrjetet sociale për ditën e baballarëve u bë mollë sherri mes Ibrahimit dhe djalit të tij të madh.

Ibrahim Tatlises, kishte shkruar “Babai është i dashur. Ata që nuk e vlerësojnë babanë janë djali i budallait”. Ky postim u mor si deklaratë goditëse për djalin e tij Ahmet Tatlıses, me të cilin nuk ka kontakt.

Ahmet Tatlıses iu përgjigj akuzave të babait të tij dhe tha për të atin: “Më janë shtuar dyshimet për shëndetin e tij mendor”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat