Sabiani dhe Adelina Berisha publikojnë këngën e re “Ma kadal”

Mediale Vip

Sabiani dhe Adelina Berisha publikojnë këngën e re “Ma kadal”

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 19:44
Sabiani dhe Adelina Berisha

Këngëtarët e njohur shqiptarë, Sabiani dhe Adelina Berisha, kanë prezantuar sot (e premte) projektin e ri muzikor.

“Ma kadal” mban titullin bashkëpunimi i tyre, të cilin e kanë kompletuar edhe me videoklip.

Artistja e njohur ka bërë një paraqitje të mrekullueshme në klip, gjersa ka rrëmbyer vëmendje me stilin e veçantë të veshjes.

Kënga është ritmike, e realizuar për kohën e verës dhe besohet që do të pëlqehet edhe nga publiku e fansat e tyre.

Teksti është shkruar nga Saia, kurse për muzikën u përkujdes Sabiani dhe Marsel Gunga.

Producimi ndërkohë u bë nga Gravity Music me video të realizuar nga ‘Fullmon Production’.

Projektin tanimë të plotë mund ta gjeni në kanalin zyrtar, YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat