Arbana Osmanin nuk e lënë rehat as me pushime, ja me çfarë është përballur

Mediale Vip

Arbana Osmanin nuk e lënë rehat as me pushime, ja me çfarë është përballur

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 08:39
Arbana Osmani

Në natën finale të “Big Brother VIP”, më 19 shkurt të këtij viti, Arbana Osmani zbuloi së është në pritje të ëmbël dhe do të bëhet nënë për herë të tretë. Ajo tregoi se emisionin e bujshëm nuk e kishte prezantuar e vetme.

Ndërkohë moderatorja ka udhëtuar në shumë vende që pas mbarimit të Big Brother dhe fotot e saj në rrjetet sociale nuk mungojnë. Por Arbana sigurohet të mos pozojë me barkun e rrumbullakosur dhe kjo ka bërë që ndjekësit të bëhen kurioz.

“Se kuptoj pse gjithmonë mundohesh ta fshehësh barkun? Nuk ka më bukur që ajo krijesë brenda teje të duket ashu si Zoti e ka dhënë”.

Por Arbana i ka shuar kuriozitetin me këtë përgjigje:

“Dhe për mua nuk ka më bukur se atë krijesë brenda meje, sa është ende e brishtë ta shijoj vetëm për vete. S’ka ndodnjë gjë të madhe për mos u kuptuar. Secili bën çfarëdo me trupin e tij dhe secila grua e jeton si të jetë me e mira për të këtë periudhë të bukur”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat