Enca, thumba estradës: Më mirë i harxhoj paratë për pushime sesa për blerje klikimesh

Mediale Vip

Enca, thumba estradës: Më mirë i harxhoj paratë për pushime sesa për blerje klikimesh

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 09:26
Enca Haxhia

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, është shumë e hapur me fansat e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo u ka dhënë mundësinë atyre që t’i parashtrojnë nga një pyetje në InstaStory disa pyetjeve, së cilave më pas ajo u është përgjigjur.

Ndër të tjerash, një fans e kishte ngacmuar këngëtaren me pyetjen se pse ajo nuk merr aq shumë klikime, sa shifrat e famshme që shënojnë shumë emra nga estrada në YouTube.

E duke iu përgjigjur me ironi, Enca thumboi shumë prej kolegëve të saj, duke thënë se 90 për qind e këngëve që kanë nga mbi një milion klikime, janë thuajse jo reale.

“S’po them që çdo këngë me një milion klikime në ditë është false, por po them që 90 për qind e tyre janë…Më mirë i harxhoj paratë për pushime dhe biznese të reja sesa për klikime false me kënaq egon. Numrat e tyre nuk përputhen mjalti im”, shkroi Enca në përgjigjen e saj.

Image
Reagimi i Encës
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat