Ardian Bujupi qartëson thashethemet për Jasminën

Mediale Vip

Ardian Bujupi qartëson thashethemet për Jasminën

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 21:12
Ardiani dhe Jasmina

Këngëtari Ardian Bujupi ka publikuar deri tani dy projekte interesante verore. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e tij “Aventura” me Noizyn si dhe këngën e fundit me reperin Ledri Vula, “Gelato”.

“Më ka pëlqyer emri gjithnjë si tingëllon fjala “Gelato” e përdorin, italianët, gjermanët, dhe cdo kush”, ka thënë Ardiani në një intervistë për “Pushime On Top”.

E pyetur nga gazetarja Irini Meçe edhe për thashethemet e fundit që po qarkullojnë për të dhe Jasminën, Ardiani tha se, “Jasmina është shoqja ime, më ka ndihmuar me klipin unë i çmoj njerëzit që më ndihmojnë. C’ka ndodh në jetën personale mbetet personale”, duke mos treguar më shumë se kaq.

Ndërsa përsa i përket projekteve të tij muzikore ai ka thënë se me këto dy këngë e ka mbyllur verën 2022.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat