Flet “Shemi” i Ilirëve, akuzon Përparim Ramën për arrestimin e tij

Mediale Vip

Flet “Shemi” i Ilirëve, akuzon Përparim Ramën për arrestimin e tij

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 20:17
Shemsi Krasniqi

Shemsi Krasniqi u arrestuar të shtunën nga policia pasi pa autorizim kishte hipur në binën e festivalit “Sunny Hill”.

Por, kjo dëshirë nuk iu realizua të shtunën Shemsi Krasniqit, vokalistit të grupit muzikor “Ilirët”, i njohur me nofkën “Shemi”.

Madje, në përpjekje që të klëndonte në skenën e festivalit të njohur, ai u prangos nga Policia. Sipas Shemsi Krasniqit të grupit të njohur shqiptar “Ilirët” arrestimi ka ardhur pas një konflikti verbal që ka pasur me organizatorin dhe themeluesin e Sunny Hill Festival, Dukagjin Lipa.

Krasniqi thotë se Lipa nuk e ka lejuar ta këndojë një këngë kushtuar komandantit legjendar, Adem Jasharit.

E në arrestimin e tij, ai pretendon se ka gisht edhe kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama.

Krasniqi demanton edhe lajmet se ai u arrestua pasi që tentoi të hipte mbi skenën e festivalit “Sunny Hill”në gjendje të dehur.

Ai, gjithashtu paralajmëron se sërish do të provojë t’ia mësyjë këtij festivali, madje edhe përmes rrugëve ilegale.

Për gjithë këtë ngjarje, të dielën ka folur Policia e Kosovës.

Përmes një komunikate për media, policia tha se këngëtari pa autorizim kishte hipur në binë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat