Kënga “Ska nuse më të mirë për sivjet”, vetëm një nga mega projektet e Dafina Sadikut

Mediale Vip

Kënga “Ska nuse më të mirë për sivjet”, vetëm një nga mega projektet e Dafina Sadikut

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 18:13
Dafina Sadiku

Këngëtarja Dafina Sadiku nxorri në treg një mega projekt të punuar profesionalisht dhe realizuar me zërin e sajë të veqant projekt ky i cili kalon përmasat e videoklipeve shqiptare!

Pamja e saj zëri i saj dhe mënyra se si këndon e bëjnë mjaftë të kërkuar nga publiku këtë mëse miri e dëshmon albumi të cilin javë më parë e nxorri në treg këngëtarja Dafina Sadiku CD_në me këngë live darsmash të cilës i’a bashkangjiti dhe videoklipin fantastik të titulluar “Po I Thot Nëna Gurbetqarit” projekt ky i cili morri shume shikime dhe bëri që shumë gurbetqar të hjekin mallin me këtë këngë!

Këngëtarja Dafina Sadiku dhe menagjeri i saj Blerimi përveq këngëve të mira që po sjellin duhet vlersuar për produktivitetin pasi që të rrallë këngëtarë janë kaq produktiv dhe kreativ në sjelljen e projekteve të tyre! Kënga ” Ska Nuse Më Të Mirë Për Sivjet” është vetëm një nga mega projektet e Dafina Sadikut e cila ka premtuar që nuk do ndalët asnjëhere së pruari këngë dhe projekte të reja për adhuruesit e sajë dhe të muzikës popullore!

Ju ftojme ta ndiqni dhe ta shijoni këngën e titulluar ” Ska Nuse Më Të Mirë Për Sivjet” nga këngëtarja Dafina Sadiku!BS

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat