Libri i ri zbulon se çfarë i tha Harry William-it për sjelljen e Kate ndaj Meghan

Mediale Vip

Libri i ri zbulon se çfarë i tha Harry William-it për sjelljen e Kate ndaj Meghan

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 15:06
Familja mbretërore

Libri i ri i biografit Tom Bower, “Revenge: Meghan, Harry and the War Between the Windsors”, ka zbuluar shumë nga dinamikat e familjes mbretërore.

Në një fragment të librit, i siguruar nga The Mirror, Bower kujtoi një moment në vitin 2018 pasi Princi Harry dhe Meghan Markle u martuan dhe po përgatiteshin për një udhëtim në Australi dhe Zelandën e Re, Harry ndjeu se familja nuk po e mbështeste gruan e tij. Përpara se ai dhe Meghan të niseshin, Harry i tha Princit William se gruaja e tij, Kate Middleton, mund të ishte "më miqësore me Meghan”.

"Harry tha se anëtarët e familjes së tij nuk po i tregonin [Meghan-it] mbështetje, respekt ose miqësi të mjaftueshme," shkroi Tom në libër. "Meghan, besonte Harry, duhej të vlerësohej po aq sa nëna e tyre [Princesha Diana]."

Tom Bower ka shkruar edhe për momente të tjera tensioni mes dy kunave, siç ishte ai i veshjes së Charlotte gjatë planifikimit të dasmës së Meghan dhe Harry-it, moment për të cilin Meghan foli hapur në intervistën me Oprah Winfrey në vitin 2021. Në intervistën e Oprah, Meghan tha se Kate e bëri të qante, por libri i Tom pretendon se ishte Kate ajo që shpërtheu në lot për shkak se Meghan mendohet se e krahasoi Princeshën Charlotte "në mënyrë të pafavorshme me vajzën e shoqes së saj më të mirë Jessica Mulroney".

Kohët e fundit ka pasur një përçarje të madhe dhe të vazhdueshme mes familjes mbretërore, veçanërisht me lajmet për librin me kujtime të Princit Harry, që pritet të publikohet së shpejti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat