Beatrix emocionon me fjalët për Einxhelin dhe Dagzin për pritjen e ëmbël, moderatorja shpërthen në lot

Mediale Vip

Beatrix emocionon me fjalët për Einxhelin dhe Dagzin për pritjen e ëmbël, moderatorja shpërthen në lot

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 09:23
Einxhel Shkira dhe Beatrix Ramosaj

Këngëtarja shqiptare Beatrix Ramosaj e cila është dhe ish-banore e BBV, ka uruar publikisht Dj Dagzin dhe Einxhel Shkirën, të cilët presin të bëhen prindër së shpejti.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Beatrix uron çiftin e ri, duke u shprehur shumë e lumtur për pritjen e tyre të ëmbël.

“Urime për dy nga njerëzit e mi më të preferuar në të gjithë botën. E gjithë zemra ime po qesh tani. Ju do të jeni prindërit më të mirë dhe unë premtoj se do të jem tezja më e mirë’.

Ndërsa moderatorja është emocionuar dhe ka kërkuar facoleta pasi duket që është prekur.

Deri më tani, Dagz dhe Einxhel i mohonin fjalët që qarkullonin lidhur me këtë lajm, por mesa duket çifti ka pritur pak për ta dhënë lajmin e bukur në këtë mënyrë kaq emocionuese!

Image
Reagimi i Enxhelit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat