Ish-konkurrentja e Për’puthen shpërthen ndaj kritikëve: Gocat janë bërë si shtriga!

Mediale Vip

Ish-konkurrentja e Për’puthen shpërthen ndaj kritikëve: Gocat janë bërë si shtriga!

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 06:52
Ish-konkurrentja e Për’puthen, Shqipe Hysenaj

Ish-konkurrentja e Për’puthen, Shqipe Hysenaj iu është përgjigjur komenteve negative në rrjetet sociale.

Shqipja po shijon pushimet në Turqi, teksa nuk kanë munguar postimet në rrjetet sociale. Por me sa duke së fundmi ajo është kritikuar nga ndjekësit e saj, të cilëve ka vendosur t’ju përgjigjet publikisht.

Në një foto të publikuar në Instastory ajo shkruan:  “Mos u merrni me fotot e mia, se unë shijoj plazhin në ambient me njerëz të kulturuar që nuk i kanë sytë si govatë. Meshkuj e keni nga mungesa e seksit që iu rri mendja tek bikini, kurse ju goca mos u ndjeni inferiore ndaj bukurisë sime por buzëqeshini jetës. Jeni bërë të gjitha si ato shtrigat.”

Ish-konkurrentja e Për’puthen njihet për reagimet e ashpra në rrjetet sociale. Pak kohë më parë ajo publikoi një video ku shprehej e revoltuar ndaj një punonjësi të policisë së shtetit, i cili i kishte vënë gjobë.

Në një video të publikuar në profilin e saj në Instagram, ish-konkurrentja e Për’puthen shprehej se ka marrë një gjobë prej 300 lekësh të reja pasi kishte lënë makinën në rrugë. E revoltuar ndaj punonjësit të policisë, i cili sipas saj nuk e kishte paralajmëruar për gjobën, Shqipja i uroi që paratë që do paguajë ajo si gjobë, “t’i bëjë ilaçe.”

Gjithashtu ajo ka përmendur edhe kryeministrin Edi Rama, të cilit i ka bërë tag në profilin e tij në rrjetin social, duke i bërë thirrje që të marrë masa ndaj këtyre personave dhe të mos kapet me “njerëzit e shkretë.”

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat