Me kë e ka Einxhel Shkira: Gjithmonë e gjejnë një mënyrë për në zemrën time

Mediale Vip

Me kë e ka Einxhel Shkira: Gjithmonë e gjejnë një mënyrë për në zemrën time

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 00:11
Einxhel Shkira

Einxhel Shkira ka fituar shumë ndjekës e dashamirës që janë mbështetja më e madhe e të gjithë personazheve të njohur.

Shpesh jemi mësuar që fansat t’i surprizojnë në mënyrë nga më të ndryshme idhujt e tyre e vetëm pak më parë, Einxhel ndau me ne një foto shumë të ëmbël ku tregoi se i kishin lënë një buqetë me lule në derën e shtëpisë. Për këtë veprim kaq të bukur, bukuroshja u shpreh:

Gjithmonë e gjejnë një mënyrë për në zemrën time

Së fundmi, Einxhel dha intervistën e parë ekskluzive për ‘Pushime On Top’ së bashku me partnerin e saj Dagz. Ndër të tjera, prezantuesja na zbuloi dhe sa të vështirë e kishte për t’i thënë familjes së saj, sidomos të atit se është në pritje të ëmbël.

Deri më tani, Dagz dhe Einxhel i mohonin fjalët që qarkullonin lidhur me këtë lajm, por mesa duket çifti ka pritur pak për ta dhënë lajmin e bukur në këtë mënyrë kaq emocionuese!

Image
Postimi i Einxhel Shkirës
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat