“Ishte një pikë rëndese…”/ Bieta Sulo rrëfehet për momentet e saj më të vështira: Të tmerronin dhe fusnin panikun

Mediale Vip

“Ishte një pikë rëndese…”/ Bieta Sulo rrëfehet për momentet e saj më të vështira: Të tmerronin dhe fusnin panikun

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 20:40
Bieta Sulo

Nëse flasim për vajzat dhe incidentet na dalin gjithmonë në bisedë: këpucët me taka. Është thuajse e pamundur mos të përjetosh një situatë të sikletshme me takat dhe nuk bën përjashtim nga kjo as Bieta Sulo.

Moderatorja tregoi gjatë një interviste një moment të sikletshëm ku një nga takat i ishte prishur gjatë transmetimit ‘live’.

“Isha gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë dhe hyra në studio si zakonisht, përshëndeta dhe vura re se kisha një problem me takën e djathtë. Bëra dhe hy hapa para por nuk mund të ecja. Po mendoja se çfarë mund të bëja. Nuk mund të sillesha sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Kështu, bëra prapë dy hapa pas dhe thashë: “Taka na la sot, megjithatë nuk ka asgjë që e ndal transmetimin.””-tregoi ajo në ‘Wake Up’.

Sakaq, Bieta cilësoi tërmetin e 2019 dhe pandeminë si pika rëndese të jetës së saj personale dhe profesionale. Kjo pasi ajo tha se gjatë asaj periudhe kishte vetëm lajme tragjike dhe ishte shumë e vështirë për të të realizonte emisionin e saj me nota kaq të trishta.

“Kur ndërmerr një projekt në një ambient familjar gjithçka është më e lehtë. Sfidat e një programi të përditshëm qëndrojnë në mbushjen e përditshme të programit. Zgjohesh çdo ditë dhe ke një enë bosh që duhet ta mbushësh me ngjarje, personazhe. Ka nevojë për shumë krijimtari dhe fantazi. Në pandemi për shembull nuk kishim ngjarje e zhvillime kulturore për ta patur si brum të përditshëm të emisionit. Fantazia në këtë rast është shumë e rëndësishme për këtë përmbajtje të përditshme. Një pikë rëndese e eksperiencës sime profesionale dhe personale janë tërmeti dhe pandemia ku ngjarjet e përditshme jepnin shifra, emra, njerëz që humbnin jetën. Ngjarje që të tmerronin dhe fusnin panikun.”-tha Bieta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat