'Vjehrra jote është ëndrra e çdo nuseje', Cindy Marina vendoset në siklet

Mediale Vip

'Vjehrra jote është ëndrra e çdo nuseje', Cindy Marina vendoset në siklet

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 12:49
Cindy Marina, me djalin e Jozefina Topallit, Genard Topalli

Cindy Marina, modelja e njohur që la SHBA-në për të ndjekur ëndrrat e saj në Shqipëri, është pjesë e "Dance with me". Cindy ka konfirmuar lidhjen me djalin e Jozefina Topallit, Genard Topallin dhe në puntatën e parë të spektaklit Ermal Mamaqi ia ka përmendur këtë fakt duke u shprehur: "vjehrra jote është ëndrra e çdo nuseje"

Ermal Mamaqi: Jo ç’mund të them se Sindi ishte si një Barbie në skenë, elegante, sigurisht Dioni ka meritat e veta që e bëri të ndihet e tillë. Djali im, Joeli është këtu në skenë dhe përpara se të fillonte më tërhoqi nga mënga, më pyeti “princeshë është kjo?” Sindi duket si ato kukullat. Padyshim që Sindi  është ëndrra e çdo vjehrre. Nuk e di tani a je e fejuar apo… se bëj shaka se e di, mos u përgjigj. E di. Ndoshta vjehrra jote është ëndrra e çdo nuseje.

Alketa Vejsiu: Ke unazë në dorë?

Cindy Marina: Jo, nuk kam.

Alketa Vejsiu: Nuk ka unazë në dorë.

Cindy Marina: Tani kam ardhur veç me varësen dhe vathët e mi. Unazë nuk kam.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat