Një muaj pasi bënë kërkesën për divorc, Sylvester Stallone dhe bashkëshortja e tij ribashkohen sërish

Mediale Vip

Një muaj pasi bënë kërkesën për divorc, Sylvester Stallone dhe bashkëshortja e tij ribashkohen sërish

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 00:17
Sylvester Stallone dhe gruaja e tij, Jennifer Flavin

Sylvester Stallone dhe gruaja e tij, Jennifer Flavin, kanë vendosur të ribashkohen, një muaj pasi ish-modelja paraqiti kërkesën për divorc.

“Ata vendosën të takoheshin përsëri në shtëpi, ku biseduan dhe ishin në gjendje të zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre. Ata të dy janë jashtëzakonisht të lumtur.”- sipas burimeve pranë çiftit.

“Page Six” konfirmon se çifti e kanë tërhequr kërkesën për divorc dhe tashmë dyshja duket po i zgjidhin gjërat mes njëri- tjetrit.

Na është thënë gjithashtu se fotografia që Stallone, 76 vjeç, postoi me atë dhe Flavin, 54, të kapur për dore të hënën, ishte “në mënyrën e tij duke paralajmëruar për atë që po vinte”.

Ylli i “Rocky” dhe themeluesja e  ‘Serious Skincare’ kanë rreth 25 vite martesë dhe kanë tre vajza: Sophia, 26, Sistine, 24 dhe Scarlet, 20 vjeç.

Flavin bëri kërkesë për divorc në gusht dhe u shfaq pa unazën e saj të martesës menjëherë pas kësaj. Më pas, Stallone u duk se ndërmori hapa të mëdha duke mbuluar dy tatuazhe që ai ia kishte dedikuar gruas së tij.

U qarkulluan disa thashetheme se pse çifi shkoi drejt ndarjes. Burimet më parë pohuan se çifti pati një grindje të fortë për blerjen e qenit të ri të yllit të “Rambo”.

Ata pretenduan se mosmarrëveshja dyshohet se çoi më pas në “një argument jashtëzakonisht të fortë që solli çështje të tjera” në martesën e tyre.

Më vonë, Stallone i mohoi këto thashetheme, duke thënë për TMZ:  “Ne nuk e përfunduam lidhjen me një argument kaq të parëndësishëm”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat