I bashkohet trendit të operacioneve plastike, ish-konkurentja e Për’puthen bën ndryshimin në paraqitje

Mediale Vip

I bashkohet trendit të operacioneve plastike, ish-konkurentja e Për’puthen bën ndryshimin në paraqitje

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 09:11
Efi Dhedhes

Operacionet plastike, sidomos ai i hundës, janë kthyer në një gjë të zakonshme ditët e sotme.

Këtij trendi, së fundmi i është bashkuar edhe Efi Dhedhes. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ish-konkurentja e Përputhen, me anë të një videoje në Instagram.

Ndër të tjera Efi është shprehur se kjo ka qenë një dëshirë e saj prej kohësh, ndonëse deri tani ka qenë në një dilemë për ta bërë ose jo.

Image
Efi Dhedhes

 

Kujtojmë që Efigjenia është një nga ish-konkurentet më të përfolura të sezonit të tretë të Përputhen. Gjatë rrugëtimit të saj në emisionin e dashurisë ajo zhvilloi shumë takime me Samiun, ndonëse marrëdhënia e tyre nuk vijoi më tej dhe ajo doli vetëm nga programi.

Pak kohë më vonë ajo iu bashkua një tjetër reality-show, Kepit të Tundimeve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat