Vjen Anna sërish me Hekuranin, e thonë, "Inati"

Mediale Vip

Vjen Anna sërish me Hekuranin, e thonë, "Inati"

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 22:02
Anna me Hekuranin

Ata të dy e kanë provuar suksesin dhe që kanë menduar sërish ta përsërisin. Po flasim për këngëtaren bukuroshe Anna, të cilën e kemi parë tek e tuk me ndonjë postim gjatë fundajavës së kaluar, teksa kishte vizituar Kosovën.

E mësojmë se këtë herë për pak orë kishte lënë punën dhe angazhimet e saj në Zvicër, për të realizuar këngën, sërish e ftuar në bashkëpunim me këngëtarin Hekuran Krasniqi. Kënga mban titullin " Inati " dhe Anna vjen si një bjonde atraktive dhe përshtatur mjaft mirë me kombinimin në duet.

Muzika dhe orkestrimi i këngës është realizuar nga vetë Hekurani, teksti nga Alban Miroci, klarinetë nga Gaz Neziri, e videon e gjeni në youtube ne linkun më poshtë, në kanalin e Hekuranit.

Anna nuk do të ndalet. Nëse keni menduar se ku është, ajo rivjen, dhe asgjë nuk keni parë akoma, pasi ne dimë se të tjera projekte mjaft të mira do të na sjellë bukuroshja e skenës.

E deri atëherë mos keni inat, por shijoni këngën e bukur nga ata të dy.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat