U ndanë pas 4 vitesh së bashku, Alex Rodriguez flet për martesën e Jennifer Lopez me Ben Affleck

Mediale Vip

U ndanë pas 4 vitesh së bashku, Alex Rodriguez flet për martesën e Jennifer Lopez me Ben Affleck

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 13:38
Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez

Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez në dukje dukeshin një çift perfekt dhe pasi ai i propozoi për martesë këngëtares, të gjithë prisnin t’i shikonin në altar.

Por pas 4 vitesh së bashku, ata i dhanë fund fejesës së tyre në prill 2021 dhe këngëtarja shumë shpejt u rikthye në krahët e ish partnerit të saj Ben Affleck, me të cilin u martua.

Gjatë një interviste Alex ka folur rreth ndarjes nga JLo dhe martesës së saj të papritur me aktorin e famshëm.

“A ju shqetëson fakti që brenda disa ditësh pasi u ndatë, ajo u rikthye me Ben Affleck-un dhe përfundoi duke u martuar me të, jo me ju?”, u pyet ai.

“Së pari, do të thosha se jam i lumtur që nuk do të jem kurrë kandidat presidencial, sepse do të më goditnit me çekan”, qeshi Rodriguez. “Me Jennifer, shiko, ishte një përvojë e mirë. Dhe i uroj asaj dhe fëmijëve, të cilët janë të zgjuar, të bukur dhe të mrekullueshëm, më të mirat.”

Rodriguez ka qenë i martuar me Cynthia Scurtis, por çifti, të cilët kanë ka dy fëmijë adoleshentë, finalizuar divorcin në vitin 2008.

Pas ndarjes nga bashkëshortja, ai u lidh me një sërë emra me famë botërore si Madonna, Cameron Diaz dhe Kate Hudson.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat