“Oh ZOT”, kënga më e re e Gjestit, kësaj radhe me tematikë sociale

Mediale Vip

“Oh ZOT”, kënga më e re e Gjestit, kësaj radhe me tematikë sociale

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 16:36
Gjesti

Këngëtari i njohur Gjesti ka publikuar një tjetër projekt muzikor.

Ndryshe nga ç’jemi mësuar zakonisht, ai këtë herë vjen dukshëm më emocional në një këngë që trajton tematikë sociale.

Teksti i projektit flet për një fëmijëri të vështirë e me plot sprova.“Oh Zot” titullohet ky projekt i cili menjëherë me t’u publikuar ka marrë vëmendje shumë të madhe në rrjet duke emocionuar të gjithë që e kanë dëgjuar këtë këngë.

Larg këngëve për vajza e jetë të shtrenjtë, ky projekt është një “këndellje” ndaj humbjes në luksin e tepruar, në kohë kur shumëkush vuan ende për bukën e gojës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat