Një muaj mjalti së shpejti? Armina zbulon planet e afërta

Mediale Vip

Një muaj mjalti së shpejti? Armina zbulon planet e afërta

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 17:29
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha

Pas dasmës së Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës të gjithë prisnin që siç ndodh zakonisht, çifti të nisej për muaj mjalti. Por duket se për Arminën dhe Zenin nuk ka kohë për pushime, të paktën momentalisht.

E pyetur nga ndjekësit se pse s’pati muaj mjalti, Armina ka treguar se janë të zënë momentalisht me punë, por duket se një muaj mjalti të vogël do e kenë së shpejti për të festuar edhe përvjetorin.

“Për momentin jemi të zënë me punë. Do rikthehemi në një fundjavë në liqenin e Comos, si vendi ynë, ku edhe kam marrë propozimin në 2016-ën, pasi kemi përvjetorin së shpejti. Aty edhe do çlodhemi pak”, -ka shkruar ajo.

Një tjetër pyetje që iu bë Arminës ishte nëse fëmijët e Shkëlzenit ishin në dasmë dhe ajo e pohoi, duke shtuar se i ka njohur që të vegjël dhe në dasmë gëzuan bashkë me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat