Aktorja Kara Tointon është ndarë nga i fejuari i saj, Marius Jensen

Mediale Vip

Aktorja Kara Tointon është ndarë nga i fejuari i saj, Marius Jensen

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 13:44
Kara Tointon

Aktorja e famshme angleze, Kara Tointon, është ndarë nga i fejuari i saj – i cili u fotografua duke u puthur me një grua misterioze.

Marius Jensen, 37-vjeçar, u pa të enjten duke dalë nga një klub nate në Londër së bashku me një vajzë.

Dhe më vonë u konfirmua se ish-ylli i “EastEnders”, Kara, 39-vjeçare dhe Marius – babai i dy fëmijëve te saj, tre dhe një vjeç – nuk janë më çift.

Një burim tha: “Kara dhe Marius u ndanë në heshtje rreth dhjetë muaj më parë”.

Ata të dy ende kujdesen për njëri-tjetrin, por e morën vendimin se nuk kishte të ardhme për ta si çift”.

“Ata mbeten miq dhe të dy janë shumë të përkushtuar për dy fëmijët e tyre”, shtoi burimi.

Kara, e cila fitoi në “Stricly” në 2010 dhe Jensen janë së bashku që nga viti 2016. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat