Linda Halimi për ndryshimin në fizik: Kam kokën e katunarit, kur them e bëj, e bëj

Mediale Vip

Linda Halimi për ndryshimin në fizik: Kam kokën e katunarit, kur them e bëj, e bëj

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 19:00
Linda Halimi

Këngëtarja shqiptare, Linda Halimi, është përfolur shumë për ndryshimin e saj në fizik.

Ajo prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E së fundi, ishte pjesë e një interviste në “Aldo Morning Show”, ku u ndal dhe te ndryshimi që ka pësuar.

Ajo tha se ka “kokë katundari” dhe nëse do ta bëjë një gjë, e bën.

“E kam kokën e katunarit, kur them e bëj, e bëj”, u shpreh ajo.

Linda gjithashtu ka treguar edhe mënyrën e të ngrënit tash kur ka ndryshuar fizikun.

“Po unë tani do ha gjithmonë. Unë ha vetëm se kontrolloj porcionet, kaloritë dhe nuk ha në kohë të caktuar, është si agjërim, në orën 6 karbohidratet i ndaloj”, ka përfunduar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat