Loredana bën Hanën pjesë të projektit muzikor

Mediale Vip

Loredana bën Hanën pjesë të projektit muzikor

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 16:56
Loredana Zefi

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi ka paralajmëruar turneun muzikor.

27-vjeçarja këtë e bëri përmes një imazhi të publikuar në Instagram ku shihej së bashku me vajzën e saj, Hana. Nënë dhe bijë shfaqen të veshura me shumë stil dhe të ngjashme me njëra-tjetrën.

“Po fillon, turneu Wifey po fillon, tani mund t’i blini biletat”, ka shkruar Loredana në mbishkrimin e postimit.

Komentet kanë qenë të shumta nga ana e fansave që padyshim mezi presin koncertet e ardhshme të reperes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat