Getinjo e akuzon avokatin e Loredanës “që veç i ka marrë pare”, e quan rrenc

Mediale Vip

Getinjo e akuzon avokatin e Loredanës “që veç i ka marrë pare”, e quan rrenc

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 20:16
Avokati Artan Sadiku- Getinjo

Avokati Artan Sadiku, i cili mbrojti Loredanën në skandalin financiar që bëri bujë në Zvicërr, ku e njëjta akuzohej se kishte mashtruar një çift zviceran nga Valais duke ua marrë 700 mijë franga, së fundmi ka folur për emisionin “Rrëfim Suksesi”, që shfaqet të dielen.

Në pyetjen e gazetares se cili ka qenë rasti ku është ndjerë krenar që e ka fituar, avokati u përgjigj shkurtimisht.

“Rasti i Loredanës”, tha Sadiku.

Megjithatë, promoja e emisionit e shpërndarë në TikTok ka nxitur reagimin e reperit Getinjo, ish-kunatit të Loredanës.

Getinjo e ka quajtur “rrenc” avokatin Sadiku, duke e akuzuar se vetëm u ka marrë para e nuk iu ka kryer punë.

“Mos rrej bre shok, ti sen s’ke ba veç pare ke marr edhe sen s’ke ba. Çka k*** po del këtu e po e shfrytëzon emrin e dikujt, rrenc”, komentoi Getinjo te promoja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat