Nga raportet me djalin e Adisit, tek humbja e ndjenjave në Big Brother, rrëfehet Fifi

Mediale Vip

Nga raportet me djalin e Adisit, tek humbja e ndjenjave në Big Brother, rrëfehet Fifi

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 12:45
Fifi

Fifi ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e Luanës. Këngëtarja përgjatë spektaklit foli edhe për raportin që ka me djaline  partnerit të saj, Adis Patushi.  Në sfidën e fundit për këtë puntatë, ku pyetjet janë të forta e të drejtperdrejta Fifi u pyet për marrëdhënien e saj me djalin e partnerit Adis Patushi.

Për herë të parë ajo zbuloi që ka marrëdhënie shumë të mira me djalin e tij dhe më pas preferoi të hante specin djegës duke thënë se nuk donte ta bënte pjesë të portaleve për të folur e treguar më shumë për të. Këngëtarja më tej ka folur edhe për përjetimet e Big Brother, duke u ndalur edhe njëherë tek episodi i humbjes së ndjenjave.  “Fifi ka patur njerëz në rrethin tënd që kanë menduar që kanë thënë se ke aktruar kur të ka rënë të fiktë? Sot ke gjithë të drejtën e botës ti thuash gjithçka qe do e që se ke bërë për vëmendje!”, ishte kjo pyetja drejtuar Fifit, e cila u përgjigj kështu:

“Janë kënaqur shumë njerëz kur më ka rënë të fiktë, krejt janë kënaq, publiku edhe ata aty brenda krejt!” tha Fifi teksa shtoi: “Nuk kam aktruar!”.  “Çfarë ke për t’u thënë “gojëve të liga” që Adisi të do vetëm për vëmendje e për famë?” Ndërkohë në këtë moment, Fifi bën me gisht të mesit për ata që i thonë se Adisi e do për vëmendje, teksa shtoi: “Bëj gjithçka për të! Ai ka ardhur në një moment në jetën time që më kanë ofendu, bullizu e ça s’më ka thënë publiku e m’ka kap si një shqiponjë e më ka nxjerrë prej aty”, përfundoi Fifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat