Dua Lipa: Të ndryshojmë stigmën në botë ndaj shqiptarëve

Mediale Vip

Dua Lipa: Të ndryshojmë stigmën në botë ndaj shqiptarëve

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 21:31
Dua Lipa

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, dha një mesazh gjatë konferencës për mediat para koncertit që pritet të mbahet sonte në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Ajo tha se duhet të ndryshohet stigma ndaj shqiptarëve, lidhur me përcaktimet ofenduese dhe raciste nga sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman.

Ajo theksoi se shqiptarët duhet të pranohen si rezidentë në çdo shtet që mund të shkojnë, pa u përballur me situata të pakëndshme.

“Është një fatkeqësi e madhe si shihemi ne në sytë e politikanëve të tjerë, janë fjalë të pakëndshme, mendoj që kemi nevojë me të luftojmë ksenofobinë në botë, nga të gjitha racat, është e nevojshme, ne duhet ta ndryshojmë stigmën që kanë njerëzit ndaj shqiptarëve”.

“Kjo është ajo që mund të bëjmë, pak e nga pak. Kemi nevojë të pranohemi si rezidentë në çdo shtet ku mund të shkojmë, është shumë e rëndësishme të hiqen stigmat”, tha Dua.

Pas mbylljes së turit “Future Nostalgia”, Dua tha se do të vijojë të punojë për albumin e saj të tretë dhe se nuk do të ketë periudhë pushimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat